Lindi nga një nënë surrogate?! 3 javë më parë, Naomi Campbell nuk iu pa barku i rrumbullakosur…

Naomi Campbell na surprizoi të gjithë disa ditë më parë kur zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë, ndërkohë që publiku nuk dinte asgjë për shtatzëninë e saj. Supermodelja publikoi në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkruante 51 vjeçarja.

Ndërkohë që fëmija e saj erdhi si “surprizë” për të gjithë, shumë dyshojnë se atë e ka sjellë në jetë një nënë surrogate. Tre javë para se vajza të vinte në jetë, modelja u fotografua në New York, vendin në të cilin jeton aktualisht dhe nuk u pa me bark të rrumbullakosur. Megjithatë, ylli i pasarelave ende nuk ka reaguar mbi këto aludime. /Afterparty.al