Lindi foshnjën, e futi në qese dhe e hodhi në lumë, shokon 42-vjeçarja nga Kruja: Mendova se…

Një ngjarje e e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë.

Një 42 vjeçare ka lindur në ambientet e shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Më pas, ajo duke pretenduar se e kishte lindur të vdekur, e ka futur foshnjën në një qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit Tapizë.

Ajo është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, njofton policia.