Lidhja më e gjatë e Tayna-s ka qenë 5 ditë? Reperja zbulon PSE është single!

Tayna është një nga reperet më të suksesshme në Shqipëri e Kosovë. Që pas publikimit të “Columbiana” në 1 qershor të 2018, 24 vjeçarja ka qendruar në vëmendjen e publikut.

Së fundmi ajo po pushon në Maldive, nga ku ka ndarë edhe foto tepër të nxehta në Instagram.
Sot, Tayna përmes një videoje ka zbuluar arsyen pse është single!

Reperja ka postuar një çift në plazh duke ecur dorë-përdore dhe shkruan:“Këta mund të ishim ne por unë mërzitem me njërëzit pas 5 ditësh!”.

Me këtë, ylli i “Sicko” na bëri të kuptojmë se gjatë kësaj periudhe askush nuk e ka mbajtur të interesuar Taynën për më shumë se 5 ditë, prandaj edhe ajo është beqare. /Afterparty.al