Lideri historik Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në spital

Lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ish-kryeministri shqiptar, 70-vjeç, është shtruar në një spital privat në Tiranë.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.