Lei Kraja është pjesë e “Supersport” si prezantuese sportive prej vitesh tashmë. Më herët, bukuroshja 27 vjeçare është shprehur se në të ardhmen do donte të moderonte një emision argëtues, por duke theksuar nuk do donte t’i largohej përgjithmonë sportit.
Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë! Sipas “Revistës Who” , Lei ka vendosur që të bëhet pjesë e një televizioni të ri.Thuhet se tani e tutje Lein do e shohim në “Euronews”. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj më tepër mbi punën që do të bëjë moderatorja në ekranin e ri dhe pse ka vendosur ta lërë përfundimisht “Supersportin”.
A ka hequr ajo dorë nga sporti apo do të ruajë profilin e dikurshëm?! Kjo mbetet për t’u parë! /Afterparty.al
