Lë autorësinë e “Për’puthen” për Big Brother VIP?! Olsa zbulon të vërtetën!

Para disa ditësh u lajmërua se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP” dhe të gjithë janë kuriozë se cilët do të jenë pjesëmarrësit. Pas aludimeve se Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj do të ishin konkurrentet e para të reality show, vajzat reaguan në rrjete sociale dhe mohuan thashethemet.


Por edhe më kuriozë janë se kush do të drejtojë këtë “reality show”, Luana Vjollca apo Arbana Osmani?!

“Gazeta Panorama” njoftoi se ky format i është besuar në fakt Luana Vjollcës pas suksesit të saj emisionin e “Shiko Kush LUAN”.

Një tjetër kuriozitet lidhet edhe me autorësinë e këtij programi: Cila do të jetë autorja e “BBAVIP”?

Një pjesë e publikut aludojnë se autore e “BBAVIP” mund të jetë Olsa Muhameti. Një ndjekës e ka pyetur atë gjatë një bashkëbisedimi në InstaStory se sa mundësi ka që ajo të jetë autore e “BBA VIP”.

Kështu që Olsa ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me këtë temë dhe është përgjigjur prerë: “Asnjë!”.

Epo çdo dyshim u shuajt tani pasi e morën një përgjigje fikse të Olsa Muhametit! Por jemi në pritje për të parë nën autorësinë e kujt do të jetë “Big Brother VIP” dhe cila nga moderatoret dhe autoret e njohura do e drejtojnë!