Larg perfektes së “Instagramit”, Loredana zbulon gjendjen e lëkurës së saj të lodhur me shenja dhe akne!

Loredana Zefi ka postuar një fotografi që kohëve të fundit rrallë mund ta shohim në rrjete sociale.

Artistja ka publikuar nga afër gjendjen e lëkurës së saj në fytyrë, e cila nuk duket fare e shëndetshme dhe larg asaj perfektes që shohim në Instagram.

Me shenja dhe akne Loredana ka zbuluar se kjo vjen si pasojë e jetës aspak të shëndetshme ditëve të fundit.

“Pa gjumë, stres dhe shumë ushqime jo të shëndetshme ditëve të fundit”, ka shkruar Lori krah fotografisë.