Adriana Matoshi ka kaluar me sukses operimin për largimin e tumorit në tru.
Sëmundja e rëndë aktores i është kthyer 9 vite pasi e kishte kaluar me sukses gjatë periudhës sa ishte shtatzënë.

Lajmi për suksesin e operimit e bënë të ditur miq të aktores si dhe i dashuri i saj Keith Groenveld.

Dy ditë më parë ajo njoftoi se të mërkurën ( për sot) do të përballej me një betejë mes jetës dhe vdekjes.
“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, shkruante Matoshi.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes… I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here. E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni”, vazhdonte ajo më tej.
Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë për Adrianën dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt!
