LAJMI I FUNDIT: Autobusi me pasagjerë nga Kosova aksidentohet në Austri, pamje nga vendi i ngjarjes!

Një aksident me pasagjerë nga Kosova ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Austri.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Aksidenti thuhet se ka ndodhur pak pas orës 03:00, derisa autobusi po shkonte në drejtim të Vjenës është përplasur me një parmak prej betoni.

Autoritetet kanë theksuar se në autobus gjendeshin 28 persona nga të cilët tre janë lënduar rëndë ndërsa 16 të tjerë lehtë.

 

Po sipas autoriteteve në Austri, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.