Lajm i trishtë: U përfshi në një aksident rrugor, ndërron jetë kampioni i botës

Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare ish-kampioni i botës i patinazhit në linjë, Riccardo Passarotto.

I ndjeri ishte viktimë e një aksidenti rrugor në Rovigo, ku po jetonte me të dashurën e tij, Giulia.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Gazzettino’’.

Ish-garuesi i sportit të patinazhit kohëve të fundit ishte bërë një përgatitës atletik dhe një body-builder.

Pasi u përplas me motorin e tij në një kontroll betoni të Enel në rrugën e Rovigos, ai u dërgua menjëherë në spital, ku u shtrua nën kujdesin intensiv, por që fatkeqësisht nuk ia doli.