Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ka ndërruar jetë l ndërsa ndodhej në kështjellën Balmoral në Skoci.
Ajo ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë. Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.
Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj, veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur. Mbretëresha Elisabetë, një figurë mjaft e dashur për britanikët, ka gëzuar shumë njerëz duke u shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë fundjavës jubilare.