Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka zhgënjyer fansat pasi është detyruar të anulojë në momentet e fundit një nga koncertet e saj. Arsyeja lidhet me një problem shëndetësor, konkretisht një infeksion respirator që i është përkeqësuar ditët e fundit. 
Artistja e bëri vetë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar se pavarësisht përpjekjeve për t’u rikuperuar, gjendja e saj nuk i lejonte të dilte në skenë. Ajo theksoi se nuk do të mund t’u ofronte fansave performancën që ata meritojnë dhe për këtë arsye mori vendimin e vështirë për anulimin. 
“Jam e shkatërruar dhe më vjen shumë keq”, u shpreh këngëtarja, duke kërkuar ndjesë për të gjithë ata që kishin planifikuar të merrnin pjesë në koncert. 
Ende nuk dihet nëse koncerti do të riplanifikohet, ndërsa turneu i saj pritet të vazhdojë sipas kalendarit të parashikuar. 
