Forma e thonjve ovale dhe “almond” është rikthyer fuqishëm në modë vitet e fundit, duke zëvendësuar dominimin e gjatë të thonjve katrorë dhe të mprehtë.
Në qendër të këtij rikthimi qëndron ndikimi i Hailey Bieber, e cila e bëri virale estetikën e njohur si “clean girl”. Me thonj të shkurtër, të natyrshëm dhe me shkëlqim minimalist, ajo solli një stil më elegant dhe më të butë që u përhap shpejt në rrjete sociale.
Trendi u forcua më tej nga emra të tjerë të njohur të showbiz-it dhe influencueseve në TikTok dhe Instagram, ku nail artistët nisën të riprodhonin masivisht formën ovale, duke e kthyer në një nga kërkesat më të shpeshta në sallonet e manikyrit.
Sot, forma ovale konsiderohet jo vetëm një zgjedhje estetike, por edhe praktike, pasi jep një pamje më natyrale dhe reziston më mirë ndaj dëmtimeve të përditshme.
Nga një detaj i thjeshtë bukurie, thonjtë ovale janë shndërruar në një simbol të elegancës moderne dhe minimalizmit të kohës.
