Kush e lëndoi Adrolën? Modelja e zhgënjyer: “Njerëzit nuk…”

Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Ish-Missi ka qëndruar përgjatë viteve në vëmendjen e publikut, dhe një pjesë e jetës së saj private dashur padashur është bërë e ditur për fansat dhe ndjekësit e saj.

Ndërkohë që përflitet se modelja 31 vjeçare është në një lidhje romantike me reperin Capital T, në marrëdhëniet e tjera personale të saj ka pasur “zhvillime”.

Kohët e fundit është përfolur se miqësisë së saj të ngushtë me Xhesika Berberin i ka ardhur fundi. Dyshja nuk ndiqet më në Instagram dhe nuk ka postuar më asnjë foto apo video bashkë në rrjete sociale siç bënte shpesh.

Sot, Adrola ka publikuar një status në InstaStory, përmes së cilit ka lënë të nënkuptohet se është lënduar nga dikush.“Njerëzit nuk e harrojnë kurrë si i keni bërë të ndjehen,” shkruan ajo.
Kush e ka mërzitur Adrolën?! Emrat e lart përmendur? Mbetet për t’u parë!