“Sex and the City”, do të rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, për t’ia bërë qejfin të gjithëve, i cili do të titullohet “And Just like That” dhe pritet të nisë xhirimet së shpejti. Kastit të aktorëve tashmë të konfirmuar si Sara Jessica Parker në rolin e Carry Bradshow, Kristin Davis (Charlotte) dhe Cynthia Nixon (Miranda), ndërkohë që aktorja Kim Cattrall ka konfrimuar që nuk do të jetë pjesë e serialit, do t’i shtohet dhe aktorja Sara Ramirez, e cila do të mbulojë në një farë mënyre rolin e Samantës.
Aktorja e njohur nga seriali “Grey’s Anatomy” ku intrepreton rolin e një doktoreshe biseskuale dhe në projektin e ri do të luajë rolin e një kabarestike karizmatike e cila do të jetë e fiksuar pas Carry-it. Seriali fillimisht është planifikuar me 10 episode.
Xhirimet nisin së shpejti dhe produkti final do të dalë në transmetim në fundin e vitit 2021 në filllim të 2022-it. Në qendër do të jenë personazhet e njohura ndërsa vazhdojnë jetën me historitë dhe ngjarjet e tyre, por tashmë si 50 vjeçare. Producenti i serialit Michael Patrick King shprehet entuziast dhe ka pritshmëri shumë të larta për këtë produksion.
