Jo gjithmonë një lidhje e gabuar vjen me drama të mëdha apo sinjale të qarta. Shpesh, janë disa ndjenja të vogla, të përditshme, që i injorojmë… por që në fakt thonë shumë.
Një nga treguesit kryesorë është mënyra si ndihesh pas takimeve me partnerin. Nëse në vend që të ndihesh mirë dhe e qetë, ndihesh e lodhur emocionalisht apo e stresuar, kjo nuk është diçka që duhet kaluar me “është normale”.
Po ashtu, kur duket sikur gjithçka shkon ters sa herë jeni bashkë – qoftë edhe për gjëra të vogla – mund të jetë një shenjë se mes jush ka tension të vazhdueshëm, jo thjesht rastësi.
Një tjetër sinjal që shpesh ngatërrohet me dashurinë është varësia emocionale. Nëse nuk ndihesh mirë kur nuk je pranë tij dhe ke nevojë konstante për prezencën e partnerit, kjo mund të jetë më shumë ankth sesa ndjenjë e shëndetshme. 
Nga ana tjetër, një marrëdhënie ku vetëm njëri jep dhe tjetri qëndron emocionalisht i distancuar, krijon boshllëk. Kur ndjenjat e tua nuk vlerësohen apo minimizohen, lidhja bëhet e pabarabartë dhe e lodhshme.
Në fund, një e vërtetë e thjeshtë: dashuria nuk duhet të të zbrazë, të të stresojë apo të të bëjë të ndihesh e pasigurt. Shpesh, shenja më e fortë është ajo ndjesi e brendshme që ke pasur prej kohësh… por ke zgjedhur ta injorosh.
