Kuptimi i veçantë i emrit unik të vajzës së Marinës dhe Getit e sapo ardhur në jetë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë ditën e djeshme duke u dhënë prezantueses dhe reperit epitetin prindër.

Po flitet se për voglushen është zgjedhur një emër unik me kuptim shumë të veçantë, Marget, i cili mishëron emrat e dy prindërve të saj por nuk është konfirmuar akoma nga çifti.

Kujtojmë që Marina përgjatë gjithë kohës së shtatzënisë nuk iu nda ekranit duke vazhduar me prezantimin e Klanifornia deri në fund të pritjes së ëmbël.