“Make e pose” e artistit nga Drenica, Don Xhoni, ka thyer kufijtë dhe në rrjetet sociale është bërë virale. Reperi i ri spikati në emisionin të moderatorit Meriton Mjekiqit dhe fama e tij sa vjen edhe arrin përmasa edhe më të mëdha.

Së fundmi në TikTok u krijua një trend me “freestyle”, Make a pose të reperit Don Xhon ku persona të ndryshëm anë e mbanë botës publikonin video ku hapnin sfida me këtë kërcim.
Don Xhoni ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.
Shaka, shaka, por edhe pak e vërtetë është! Kush nuk do donte të fitonte?!

