Kufiri i hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë, ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve

Zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës e Shqipërisë ka gëzuar shqiptarët.

Kufiri do të jetë i hapur pa asnjë kontroll deri me 30 shtator sipas një marrëveshje të nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 në Prishtinë.

Pas 30 shtatorit kufiri do të jetë i hapur gjithashtu në çdo fundjavë gjatë vitit si dhe në çdo festë zyrtare.