Artisti i njohur, Afrim Muqiqi ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje muzikore e ahengje familjare, i cili pavarësisht krizës financiare, ka deklaruar se nuk e ka në plan t’i rrisë çmimet.
“Po përmbyllet një vit i suksesshëm me evente të mbetura për shkak të koronës dhe të mbajtura pikërisht këtë vit. Për këtë vit i kemi përfunduar projektet vetëm pritet të bëhet editimi i tyre gjatë ndërrimit të motmoteve. Ndërsa sa i përket çmimeve jo, aspak. Nuk do të ketë rritje”, tha ai.