Kriza e parë mes tyre? Çfarë po ndodh mes Romeos dhe Heidit?

Ditën e djeshme binjakët Beshaj festuan një tjetër rrotull ndaj diellit dhe urimet nuk munguan.

Donaldi uroi Romeon me fjalët:“Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”

Edhe Bora nuk mungoi në Instagram ku për të dashurin e saj shkroi:


“Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime”.

Por, ajo që mungoi ishte Heidi Baci e cila deri tani nuk ka reaguar në rrjet për Rromeon e saj. Kriza e parë në çift apo thjeshtë zhurmë e kotë?