Krijimi që hyri në histori si më i shtrenjti në botë/ Ja vlera marramendëse e këtij fustani

Bota e modës ka njohur krijime të jashtëzakonshme, por titullin e fustanit më të shtrenjtë në histori e mban “Nightingale of Kuala Lumpur”, një vepër e stilistit malajzian Faisol Abdullah. I prezantuar në vitin 2009, ky fustan luksoz u vlerësua me rreth 30 milionë dollarë.

Krijimi i veçantë është punuar me mëndafsh të kuq, i zbukuruar me 751 diamante të çmuara, ndërsa në qendër të tij ndodhet një diamant në formë dardhe me peshë 70 karatësh, i cili përbën edhe elementin më të kushtueshëm të fustanit.

“Nightingale of Kuala Lumpur” hyri në histori jo vetëm për çmimin rekord, por edhe si një simbol i luksit ekstrem dhe mjeshtërisë së lartë në modë. Edhe pse nuk u krijua për një personazh të famshëm, ai vazhdon të konsiderohet një nga veprat më spektakolare të haute couture në botë.