Pak ditë më parë Aldisi deklaroi se pas kamerave Fjori i kishte kërkuar të kishin diçka më shumë. Kjo çoi në revoltimin e konkurrentes dhe sonte në një përballje midis tyre.
Fjori tha se deklarata e Aldisit i ka hapur probleme me familjen. Dyshja u sqaruan në studio dhe Aldisi i kërkoi të kërcenin për ta nisur mbarë vitin e ri.
Fjori pranoi duke theksuar se është njeri që fal dhe nuk mban inate me të tjerët. Dyshja vallëzuan në studio dhe u pritën me duartrokitje.