Këngëtari i njohur Endri Prifti rreth një muaj më parë bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica.
Ky denoncim nuk u prit mirë aspk nga ajo dhe u pasua me akuza të rënda ndaj Priftit. Ndërkohë, këngëtari duket se këtë çështje ia lënë në dorë drejtësisë.
Gjatë një interviste Endri zbuloi se aktualisht është në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedhë atë, do të përfundojë në burg.
“Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në process gjyqësor”, tha këngëtari.