Konfirmohet lidhja e Charli, vajza më e ndjekur në TikTok, me një djalë të njohur të showbizit!

Charli D’Amelio është vajza më e ndjekur në botë në rrjetin social TikTok.

18-vjeçarja u fotografua e kapur për dore me Landon, djalin e Travis Barker, po ashtu 18 vjeç.

Çifti fillimisht u panë së bashku në festën e publikimit të albumit Dixie, e cila është motra e Charlie.

Madje fansat vunë re se së fundmi ata mund të kishin bërë tatuazhe për njëri-tjetrin nga i njëjti artist tatuazhesh.

Dhe të hënën mbrëma, ata vazhduan të nxisin spekulime romantike teksa ecnin në rrugë së bashku përmes një turme të madhe.