Maluma më në fund do të mbajë koncertin e paralajmëruar prej kohësh në Tiranë.
Në fakt ishte Covid-19 aryeja pse koncerti i këngëtarit të njohur ishte anuluar vitin e kaluar.
Dhe tani pas shumë kohë pritjeje fansat e tij mund ta ndjekin një koncert të yllit latin.
Mësohet se Maluma do të performojë me datë 14 mars 2022, në Ditën e Verës.
Kjo tashmë është e konfirmuar pasi është publikuar edhe posteri ku zbulohen detaje rreth kësaj performance.
Kujtojmë se fansat e shumtë të këngëtarit në Shqipëri kishin blerë biletat për koncertin që u anulua dhe ato do të mund t’i shfrytëzojnë në mars të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se vitin e kaluar Maluma zbuloi se krah tij do performonte krah Kidën në Tiranë, ndërsa në Greqi, shqiptaren Eleni Foureira. Nuk e dimë nëse kontratat me vajzat vazhdojnë apo do ndryshojnë emrat e artisteve, por jemi në pritje!/AfterParty.al