“Koncerti më i madh në Shqipëri”, Noizy jep lajmin e shumëpritur për fansat

Noizy ka surpriziar fansat e tij me lajmin se do të zhvillojë koncertin më të madh të hiphopit në Shqipëri.

Ai zbulon se koncerti do të ketë një kapacitet shumë të madh si dhe artistë special kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Reperi e ka menduar edhe muajin kur do ta zhvillojë, në gusht, por për një datë fikse do të na duhet të presim edhe pak.


“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se çfarë permasash do te ketë ky koncert, si nga kapaciteti i njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe international, a jeni gati për në Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e sakte për këtë Koncert,”– ka shkruar Noizy krahas imazheve të koncertit.

Tags: Noizy