“Kohëve t’fundit kam marr borxhe me la qiranë”/ Bardhi shpreh dhimbjen në këngën e fundit, por çfarë po ndodh me të?

Një nga emrat më të dashur në muzikë, Bardhi ka publikuar këngën “Qikes tem,” e cila mban mes rreshtash dhimbje dhe një mesazhi të thellë.

Kjo këngë duket se shfaq lidhjen e tij me Sarën dhe shtatzaninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që kanë kaluar së bashku këtë periudhë që artisti u shkëput nga menaxheri i tij.

“Ju thash vllazni, e bash qata m’vran
E kohve t fundit kom marr borxhe
Me pagu qiranë”-shprehet ai ndër vargje.

Më tej ai vijon:

“Po mamit ton me kto probleme t’mia
Besom ja kam nxi shtatzanin”-teksa thotë se nuk ka pasur pra as për t’i blerë Sarës vitaminat.

Kënga ka prekur zemrat e adhuruesve të tij, teksa të gjithë i shprehin mbështetje, me besimin se çdo vështirësi do të kalojë dhe Bardhi do të rikthehet më i fortë.