Shumë prej nesh i pëlqejnë shumë ndryshimet sezonale, sidomos kur kalohet nga vera në vjeshtë. Gjethet fillojnë të bien, gjithçka mbulohet nga ngjyra e artë, fillon flladi i freskët dhe ne gjejmë ngushëllim duke u rikthyer në aktivitetet tona pasi jemi “shpërqëndruar” gjatë pushimeve.
Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi ankthin. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku.
Çfarë është ankthi i vjeshtës? Ju mund të pyesni veten pse jeni duke përjetuar një rritje të ankthit, veçanërisht nëse çrregullimet e ankthit nuk janë zakonisht pjesë e jetës suaj. Por kjo është një ndjenjë që mund të shoqërojë ndërrimet sezonale. Muaji i parë i vjeshtës është i vështirë për shumë prej nesh. Ndërsa nuk është teknikisht një diagnozë, shumë njerëz përjetojnë ankth vjeshtor.
“Është e lidhur me stresin, nervozizmin, tmerrin, probleme me gjumin dhe panik, por shkaktohet nga ndryshimi nga vera në vjeshtë”, shpjegon Mike Dow, autor i “Mendo, Vepro dhe Ji i lumtur”. Ai thotë se ankthi i vjeshtës shkaktohet nga parashikimi i kalimit nga vera në vjeshtë. Vera, siç e dimë të gjithë, zakonisht lidhet me argëtimin, udhëtimin dhe kohën e lirë. Për shumë prej nesh, ardhja e vjeshtës do të thotë më shumë përgjegjësi, duke përfshirë kalimin e një kohe më të gjatë në punë. “Simptoma kryesore e ankthit të vjeshtës është një ndjenjë e pritjes edhe nëse nuk e dini se çfarë po prisni saktësisht”, thotë Dow.
Dow gjithashtu shpjegon se zvogëlimi i ditës dhe moti i ftohtë mund të ndikojnë në nivelin e aktivitetit të njerëzve dhe rrjedhimisht në disponimin e tyre pasi kalojnë më pak kohë me miqtë ose jashtë.
Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë:
-Shqetësim;
-Tensioni i muskujve;
-Ripërtypje;
-Sulme paniku;
-Vështirësi në tretje;
-Probleme me gjumin.