Kjo FOTO nudo e yllit botëror bëri namin në rrjet, këngëtarja jep mesazhin e rëndësishëm!

Ajo është e dashur në të gjithë botën për sigurinë që ndjen me trupin e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Lizzo, emri i vërtetë i së cilës Melissa Viviane Jefferson. Ajo nuk ndihet aspak keq teksa ekspozon trupin e saj në paraqitjet që bën dhe për këtë e duan edhe më shumë ndjekësit e saj.


Së fundmi Lizzo publikoi një fotografi të guximshme në Instagram duke pozuar nudo dhe rrjeti u çmend! Fotoja në fjalë nuk ka asnjë filtër apo ndryshim. Me këtë foto që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, Lizzo ka dashur që të japë një mesazh të rëndësishëm.

Ajo shprehet se duhet të duash trupin tënd dhe të kesh vlerësim për veten.

“Mirë se vini në sezonin e demave. Për ta festuar unë dua t’ju jap ju këtë selfie të parregulluar, unë normalisht do rregulloja belin dhe pastroja lëkurën, por doja t’ju tregoja se si dukem unë natyrale”, ka shkuar këngëtarja përkrah fotos.


Në këtë foto ajo shfaqet duke mbuluar pjesën e sipërme vetëm me duar, teksa mban mes tyre një filxhan të madh çaji. Më pas ajo ka shpjeguar se është bërë pjesë e fushatës së marke të njohur që po përpiqet të ndryshojë efektet negative të rrjeteve sociale dhe të vendosë standarde të reja për bukurinë.


“Më pëlqen se si ky brez është kaq kreativ në mënyra të ndryshme për të shprehur vetveten. Është shumë frymëzuese që të shohësh se si njerëzit po marrin identitetin dhe bukurinë e tyre vetë në dorë. Njerëzit kanë probleme me imazhin e tyre dhe vetëbesimin më shumë se kurrë. Kjo përforcohet nga presioni në rritje për të treguar një version të shtrembëruar digjital të vetvetes, duke përforcuar idenë se bukuria jonë në jetën reale nuk është aq e denjë për t’u pëlqyer nga të tjerët”, është shprehur Lizzo më pas për “E! News” në lidhje me këtë çështje.