Kim Kardashian rikthehet sërish bionde, ja sa yll duket ajo me look-un e ri!

Kim Kardashian bëri debutimin publik të modelit të saj të ri biond, në çmimet “Lo Maximo” të Homeboy Industries në Los Angeles këtë të enjte.

E vendosur në JW Marriott në LA Live, ngjarja u mbajt për nder të përfituesve të programit të rihyrjes së Homeboy Industries për të integruar të burgosurit përsëri në shoqëri.

Gala e këtij viti kishte Kim si një nga fituesit, duke njohur vitet e saj të aktivizmit ligjor për të ndihmuar në lirimin e të dënuarve nga burgu, shkruan DailyMail.