Kim Kardashian ka postuar disa nga fotot e saj të vjetra në Instagram dhe ka treguar se si dukej në fëmijëri.
Në njërën nga fotot, e cila është realizuar në vitin 1993, ajo ka pozuar me shoqen e saj Lindsay. Kim ishte 13 vjeçe në atë kohë.
Ylli i reality show-it “The Kardashians” tërhoqi për herë të parë vëmendjen e mediave duke u shoqëruar me Paris Hilton.
Para se të bëhej e famshme, Kim punonte si stiliste për shoqen e saj të fëmijërisë, dhe një herë ka thënë se Paris ishte përgjegjëse për fillimin e karrierës së saj, pasi e njohu me shumë njerëz të rëndësishëm.

