Kim Kardashian përdor ndjesinë e saj të modës për të mbledhur para për gratë që luftojnë për sigurinë e tyre, fëmijët dhe të ardhmen e tyre që të kenë akses në ndihmë ligjore falas.
Ylli i Hollywood-it zbuloi se do të nxjerrë në ankand veshjet e saj nga sezoni i parë i “All’s Fair”, ku Kardashian luan rolin e avokates, Allura Grant, e njohur për inteligjencën dhe aftësitë e saj në modë.
Kim postoi një sërë fotosh të saj në Intagram, të mërkurën, më 25 Mars, dhe shkroi: “Në All’s Fair , unë luaj rolin e një avokateje që sheh nga afër se si sistemi ligjor mund t’i fuqizojë gratë ose t’i lërë ato pas dore. Por në botën reale, ‘çmimi i drejtësisë’ është një pengesë që shumë gra thjesht nuk mund ta përballojnë.”
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tha se do t’i nxjerrë rrobat në ankand të premten, më 27 mars.
