Kim Kardashian në lidhje me gazetarin 52 vjeçar?! Ja çfarë i nxori “zbuluar”

Prej muajsh është përfolur se Kim Kardashian është në një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Thashethemet nisën në muajin prill, vetëm pak javë pasi ylli i reality show dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.

Kim ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të gazetarit 52 vjeçar, Dream Corps JUSTICE, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë. Mes gjithë fjalëve që thuhen lart e poshtë për ta, Van Jones ka folur për herë të parë për Kim teksa ka dhënë një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”.

Ai ka përforcuar thashethemet për romancën mes tij dhe 40 vjeçares, pasi ka folur me superlativa për Kim. “Ajo po ja del mbanë në mënyrë të mahnitshme.Unë mendoj se ajo do jetë një avokate e jashtëzakonshme. Që tani mendoj se është një nga avokatet më të mira që kemi në drejtësinë penale”, është shprehur Van për Kim./Afterparty.al