Kim Kardashian me 4 gishta në këmbë?! Detaji pas të cilit “u kapën” fansat…

Kim Kardashian është “kryqëzuar” sërish nga ndjekësit e saj në Instagram për përdorim të tepruar të Photoshop.

Bukuroshja 40 vjeçare ka publikuar një foto me bikini të zeza, që është kthyer në qendrën e debatit mes ndjekësve.

Fansat “syshqiponjë” vunë re se yllit të reality show njëra këmbë i dukej me 4 gishta, dhe e akuzuan atë se ka përdorur Photoshop.

Në foto, Kim shfaqet e ulur mbi një shkëmb, teksa njëra gjymtyrë e mban të përkulur bashk me gishtërinjtë. Disa u shprehën se ajo mund të kishte ‘prerë njërin gisht të këmbës’ ndërsa të tjerët thjesht komentuan ‘4 gishtat e këmbës?’. Megjithatë, të tjerë e hodhën poshtë këtë teori duke thënë se gishti i pestë i Kim thjesht nuk duket dhe është krijuar iluzion optik, /Afterparty.al