Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më, kapen në momente intime bashkë (FOTO)

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë fotografuar duke kaluar momente të afërta në një plazh në Malibu.

Të dy u panë duke ecur përgjatë bregut dhe duke shijuar një shëtitje me varkë në valë. Fotot, të publikuara nga mediat e huaja, i tregojnë ata duke shkëmbyer shikime, përqafime dhe prekje bashkë.

Raportimet për afrimitetin e tyre nisën që në shkurt, kur u shfaqën së bashku në Super Bowl. Megjithatë, burime mediatike sugjerojnë se ata njihen prej më shumë se një dekade dhe kanë ruajtur marrëdhënie miqësore për vite.