Kim Kardashian zyrtarisht është në lidhje me aktorin Pete Davidson. Kështu kanë pohuar burime ekskluzive për Page Six, të cilët konfirmuan zërat pas shumë thashethemeve.

Kim Kardashian ka bërë një hap të madh në marrëdhënien e re dhe thuhet se ka prezantuar me katër fëmijët e saj të dashurin Pete Davidson.
Sipas “Hollywood Life”, sipërmarrësja e “SKIMS”, 41 vjeçe, e çoi romancën e saj me yllin e “SNL” në nivelin tjetër duke e lejuar atë të takonte North, Saint, Chikago dhe Psalm me burime që thanë që fëmijët ‘e adhuronin’ komedianin.
Lidhja e Kim dhe Pete me sa duket po shkon hap pas hapi pasi Kim thuhet se e ka lejuar Pete të takojë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Pete takoi fëmijët e Kim dhe ajo e prezantoi me ta si “mikun e mamasë”. Kim mendoi se ishte vërtet e lezetshme mënyra se si ai ndërvepronte me ta dhe se ai u përpoq t’i bënte fëmijët e saj të qeshin ashtu si bën të gjithë ata që takon!”, tregoi një burim për “Hollywood Life”.
