Kida zbulon titujt e këngëve të albumit të ri dhe datën e publikimit!

Kida ka tashmë gati projektin e saj më të madh deri sot, albumin.

Ky është albumi i saj i parë ndërsa kohë më parë ka zbuluar se do të mbajë titullin “Orchide”.

Krahas kopertinës, afro dy milionë ndjekësve të saj Kida u ka zbuluar edhe titujt e këngëve të albumit si dhe datën e publikimit të tij, që është me 21 dhjetor.

“Pas më shumë se një vit punë dhe angazhim jam super e lumtur me nda me juve datën dhe listën e këngëve të albumit tim të parë. Vullneti dhe dëshira që me ju pru juve diçka që secili e gjen vetën dhe kënaqet tu e dëgjua këtë album, nuk m’ka lënë të lodhem gjatë kësaj kohe”, ka nisur shkrimin e ndarë në rrjete sociale.

“Pasiqë është albumi i parë kam dashur që ta bëj pak më personal dhe e kam titulluar me emrin tim, lansohet për ditën e lindjes time dhe i ka 12 këngë si muaji i lindjes. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj që ju pëlqen albumi. Orchidé 21.12.2021”, ka vazhduar më tej ajo.

Titujt e plotë të projekteve:

1. Mo Jo

2. Pse

3. Special

4. Ani

5. Ike

6. Qao

7. Hard work

8. Kida x Les Twins – Prima Donna

9. Mia

10. Maniak

11. Dinero

12. Kida x Samra – Lila.