Kida na prezanton me kopertinën dhe titullin e albumit të saj të parë

Kida është padyshim njëra nga artistet më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.

Me shumë këngë solo e bashkëpunime të shndërruara në hite, këngëtarja ka vendosur që të realizojë një album, për të cilin po punon prej një viti.

Përmes rrjeteve sociale Kida ka zbuluar kopertinën e albumit si dhe titullin “Orchide”.

“Pas një viti punë të palodhur dhe përpjekjesh, jam krenare t’ju prezantoj kopertinën e albumit tim të parë”, shkruan Kida në postimin e saj.

Artistja nuk ka zbuluar akoma një datë publikimi por me gjasë do të jetë shumë shpejt.