Këto janë datat kur ke më shumë gjasa të biesh në dashuri

Në qiell po ndodhin shumë ndryshime momentalisht. I mbijetuam Mërkurit në prapavijë, tejkaluam edhe teorinë e famshme të prillit. Tani është koha të zbulosh datat me më shumë fat për ty që po kërkon dashurinë.

Astrologjia thotë se ky vit ka 3 data që mbase do jenë me fat edhe për ty, ndaj përqëndrohu:

21 qershor

E konsideruar si dita më e gjatë e vitit, kjo datë tregon se natyra është në kulmin e magjisë së saj. Po ashtu kemi, Hënë të plotë. Planetët do jenë të renditur në mënyrën më romantike dhe gjithçka do jetë në favor të dashurisë.

17 shtator

Dita e një eklipsi hënor që do sjellë mbarësi për dashurinë. Ndërrimi i sezoneve nga Virgjëresha në Peshore do i japë një shtysë tjetër kërkimit për dashurinë.

30 dhjetor

Kjo datë shënon Hënën e dytë të errët për dhjetorin. Ky fenomen shënon fillimet e reja dhe sjell ndryshime. Mbase do fejohesh, mbase do zgjidhësh ngërçin e lidhjes, ose mund të nisësh një lidhje serioze. Ti që nuk i ke këto premisa, me shumë gjasa do njohësh dikë që do ta ndryshojë jetën./ anabel