Këtë anë të Feros nuk e kishim parë kurrë, reperi bën veprimin e papritur për Ninën!

Arbenita Ismajli dhe Fero mirëpritën në jetë të voglën Nina më 24 Prill. Çifti i famshëm u bënë prindër të parë në moshë shumë të re, megjithatë duket se po mësohen shpejt me familjen e re të sapokrijuar.

Reperi kosovar ka treguar edhe një anë të tij që ne nuk e kishim parë kurrë. Ai di të jetë një prind shembullor dhe këtë e ka vërtetuar me veprimin e fundit ndaj Ninës.

Ylli i “Gang gang” ka publikuar një video në InstaStory ku tregon bebushen pranë pelenave, duke na lënë të kuptojmë se ja ka ndërruar ai.

Kujtojmë se Fero dhe modelja kanë zgjedhur të mos e postojnë në rrjete sociale portetin e Ninës, duke ruajtur kështu privatësinë e saj. /Afterparty.al