Kështu nuk e kishim parë kurrë! Rina befason me look-un e ri…

Rina Balaj është një nga këngëtaret dhe reperet më me stil në showbizin shqiptar e kosovar. Shpesh herë, bukuroshja 21 vjeçare ka eksperimentuar me look-un e saj, por jo duke rrezikuar shumë.

Këtë herë, ylli i “Fallin’ in Love” ka bërë një ndryshim në pamje pikërisht kur menduam se kishte gjetur “rehat” me flokët e kuq.

Rina është shfaqur në një postim në InstaStory me flokë blu. Dallohet qartë që nuk është paruke, pra ndryshimi në “look-un” e saj nuk është vetëm një apo dy ditor. Duhet theksuar se reperja duket mahnitëse dhe është një nga ngjyrat që i shkon më shumë me të cilat është shfaqur edhe në klipin e “Down On Me”, vetëm se në një nuancë më të hapur.

Kujtojmë se projekti i fundit i Rinës është kënga me videoklip “Bad Rosita” që ka tejkaluar shifrën e 7 milionë klikimeve në Youtube. /Afterparty.al