Emina Çunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ajo ka ndarë një shqetësim me ndjekësit e saj.
Modelja ka hasur në një koment në rrjetet sociale ku një grua e bullizonte duke e quajtur ‘’hundëmadhe’’.

Komente të tilla sidomos kohëve të fundit të famshmit shqiptar hasin shpesh por kësaj radhe rasti është ndryshe.
“Jam këtu të të falënderoj që e quajte atë hipokriten Emina Çunmulaj një hundëmadhe. Hahahaha ma ndreqe jetën”, ishte komenti.
Zonja që kishte shkruar komentin bullizues për Eminën ka profesion këshillimin e shënderit mendor.

“Ahhh, ja ku është shqetësimi im më madh… Jo vetëm fakti që dikush po bullizon dikë, por që ai dikush është një këshilluese e shëndetit mendor”, shkruan Emina duke ndarë edhe komentin me ndjekësit e saj.
Në një postim tjetër, ajo ekspozoi edhe profilin e komentueses duke shkruar:
“Kjo zonjë duhet raportuar në punë sepse jam seriozisht e shqetësuar për mirëqenien e njerëzve që ajo trajton në punë”.
“Ajo është një këshilluese e shëndetit mendor por bullizon!!! Kjo nuk ka sens dhe njerëz si ajo duhet ndalur sepse potencialisht mund të shkaktojnë dëm tek dikush dhe mirëqenia e tyre”, përfundon Emina
