Disa njerëz falin shpejt dhe ecin përpara, por për disa shenja të horoskopit gjërat nuk funksionojnë kështu. Kur ndihen të tradhtuar, të lënduar apo të zhgënjyer, ato nuk harrojnë kollaj dhe shpesh dinë si ta kthejnë “borxhin” në mënyrën e tyre. Ja cilat janë 4 shenjat që njihen për shpirtin e tyre hakmarrës:
Akrepi
Njihet si shenja më intensive e zodiakut. Akrepi nuk harron tradhtinë dhe, edhe nëse nuk reagon menjëherë, pret momentin e duhur për të vepruar. Hakmarrja e tij është e ftohtë, e menduar dhe shpesh shumë efektive.
Demi
I duruar deri në një pikë. Demi mund të tolerojë shumë, por kur kufiri kalohet, bëhet i pamëshirshëm. Nuk harron lehtë dhe mund të mbajë mëri për një kohë shumë të gjatë.
Luani
Për Luanin, goditja më e madhe është prekja e krenarisë. Nëse ndihet i poshtëruar apo i tradhtuar, do të kërkojë ta rikthejë dinjitetin e tij me çdo kusht — dhe ndonjëherë kjo kthehet në hakmarrje.
Bricjapi
Nuk vepron me impuls, por me strategji. Nëse e lëndoni një Bricjap, ai mund të mos reagojë menjëherë, por nuk do ta harrojë. Hakmarrja e tij vjen e qetë, por e menduar deri në detaj.
Jo të gjithë besojnë te astrologjia, por nëse i përkisni një prej këtyre shenjave… ndoshta e dini që ka pak të vërtetë këtu.
