Jo vetëm ne populli i thjeshtë tradhtohemi, por edhe personazhet VIP. Për këtë temë ajo që foli hapur ishte këngëtarja e famshme, Besiana Kasami, e njohur ndryshe si “Big Mama”.
Kjo nuk ishte deklarata e vetme që i surprizoi të gjithë, pasi Big-u zbuloi se nuk e paska aspak problem këtë gjë.
“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Besjana.

