Këngëtarja me famë ndërkombëtare fiksohet me këngën e Elvanës, reagon kjo e fundit: “Kur këndon shqip më kënaq”

Pak javë më parë, Elvana Gjata na surprizoi të gjithë teksa publikoi projektin e saj më të ri, “Loti”. Kënga me videoklip erdhi si një dhuratë për fansat, pas albumit “Çelu” dhe u pëlqye shumë nga ta. Brenda pak ditësh klipi ka tejkaluar shifrën miliona klikimeve në Youtube.

Kënga u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj, përfshirë këtu edhe artisten me famë ndërkombëtare, Inna. Rumunia bukuroshe ka mbështetur Elvanën në këtë projekt të ri dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!  Inna publikoi një pjesë të klipit në InstaStory dhe këngëtarja shqiptare, tepër e entuziasmuar, e ka ripostuar duke shkruar: “Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”.

Mirëpo si duket Inna është fiksuar aq shumë me këtë këngë dhe ka publikuar para disa orësh një video në makinë me mikeshat e saj duke shijuar këngën e Elvanës.

Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.

“Shqipja jote tingëllon shkëlqyeshëm. Kur po këndon shqip më kënaq”, ka shkruar Elvana krahas videove ku Inna këndon së bashku me shoqet e saj këngën e suksesshme.