Manjola Nallbani zbuloi dje në “E diell” se në vitin e parë në Akademinë e Arteve i ka dhënë mësim Elvana Gjatës.
Ajo tregoi se ylli i “Mos u ngut” ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka dhe zbuloi gjithashtu çfarë note i ka vendosur dikur.
“Edhe sikur të mos më këndonte asnjë ditë në klasë, mjaftonte që unë e kuptoja sa e talentuar ishte.Nuk jam nga ato që dua të tregoj që këtë vit të kam unë në dorë. Ajo ishte shumë e talentuar.I kam vënë 10 me kënaqësi,” u shpreh Nallbani.
Sot, ka ardhur edhe reagimi i Elvanës. Ajo ka rishpërndarë në Instastory një sekuencë nga emisioni kur flet Nallbani dhe shkruan: “Kthim në kohët e universitetit me shumë dashuri për zyshën”.
Duket se edhe marrëdhënia e shkëlqyer mësuese-studente mes tyre ka qenë reciproke edhe për 34 vjeçaren! /Afterparty.al

