Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund karrierës muzikore, paralajmëron projektin e fundit

Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar largimin nga muzika.

Bëhet fjalë për Rrezarta Shkurta, e cila viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive me prurjet e reja ndërsa ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re së shpejti.

Krahas lajmit të mirë ajo mërziti ndjekësit me lajmin se kjo këngë mund të shënojë mbylljen e kapitullit si këngëtare.

“Po sikur të iu them që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rrezi përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se artistja prej kohësh është e angazhuar në biznesin e saj të fotografisë ndërsa prej kohësh nuk ka publikuar këngë të re.