Këngëtarja e njohur shqiptare helmohet nga ushqimi, pamje nga hospitalizimi!

Besa Kokëdhima është hospitalizuar ditën e sotme si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Këngëtarja e njohur e ka bërë vet të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fotografi nga ambientet e spitalit ku është e shtrirë.

Përmes fotografisë së saj ajo ka bërë apel për kujdes.

“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmes, ushqimi i prishur, gripi. Do ikë të jetoj si pirate në det” – është shprehur Besa.

E pas kalimit të kësaj situate duket se Besa e ka gjetur zgjidhjen për t’i ikur viruseve që krahas atij COVID-19 kanë filluar të qarkullojnë me rëninen e temperaturave.