Këngëtari i njohur i propozoi për martesë dhe moderatorja shqiptare tha PO!

Moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çifti kanë vendosur ta nisin vitin 2022 me një udhëtim në Barcelonë. Pikërisht aty Vlashenti i ka bërë edhe propozimin për martesë moderatores.

Këtë e ka zbuluar vetë Dojna me një video ku shfaqet duke puthur plot dashuri partnerin teksa në gisht mban unazën e propozimit.

“Përgjithmonë Po”, shkruan moderatorja dhe në postim kanë vërshuar urimet nga kolegët e ndjekësit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)